7 Gusht 2023

Një armë e lashtë e zbuluar në Zvicër është krijuar nga një meteorit, ka treguar një studim i ri.

“Është identifikuar një objekt i vetëm i bërë nga hekuri meteoritik,” shkruajnë studiuesit në studimin e botuar në Journal of Archaeological Science.

Maja e shigjetës është nga epoka e bronzit (900–800 pes) dhe është e gjatë 39,3 mm dhe peshon 2,9 g.

Ajo u gjet në Mörigen, Zvicër në shekullin e 19-të, dhe tani është pjesë e koleksionit të Muzeut Historik të Bernës.

Studiuesit përdorën një analizues portativ fluoreshence me rreze X për të vërtetuar origjinën jashtëtokësore të majës së shigjetës.

Qëllimi i studimit ishte identifikimi i objekteve të mundshme prej hekuri meteoritik nga fusha e shpërndarë me meteorit të hekurt Twannberg, e cila është afër vendit ku u gjet maja e shigjetës.

Megjithatë, maja e shigjetës nuk ishte bërë nga meteori i hekurit Twannberg, por studiuesit sugjeruan se mund të ishte nga meteori Kaalijarv në Estoni.

“Midis vetëm tre meteoritëve të mëdhenj evropianë të hekurit IAB me përbërje kimike të përshtatshme, meteori Kaalijarv (Estoni) është burimi më i mundshëm, sepse kjo ngjarje e madhe e rënies së formimit të kraterit ndodhi në rreth 1500 vjet para erës sonë gjatë epokës së bronzit dhe prodhoi shumë fragmente të vogla.”

Artefaktet e hekurit meteorit janë të rralla, vetëm dy ishin gjetur më parë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Nga OraNews