Zbulimi i ri: – Ja pse koronavirusi është më vdekjeprurës në Europë se sa në Kinë

– 03.05.20

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se koronavirusi mund të shkaktojë një mpiksje vdekjeprurëse të gjakut, duke shkaktuar “qindra bllokime të vogla” në mushkëri.

Këto mpiksje më pas mund të dëmtojnë funksionin e mushkërive, për të cilën shkencëtarët thonë se është shkaktare e shumë vdekjeve.

Dështimi i frymëmarrjes, mund të shkaktojë nivele të ulëta të oksigjenit dhe të shkatërrojë organet e trupit.

Studime të tjera kanë treguar se mpiksja jo normale e gjakut në pacientët me COVID-19 mund të rrisë rrezikun për sulmet e zemrës dhe goditjet në tru.

Kinezët kanë një rrezik më të ulët të mpiksjes së gjakut në përgjithësi, për shkak të dallimeve gjenetike.

Kjo madje mund të ndihmojë në shpjegimin se pse koronavirusi duket të jetë më vdekjeprurës në Europë, në krahasim me vendet si Kina, thonë ekspertët.

Gazeta Shqiptare