Zbulimet e artit në 2021, nga pikura e Rembrand tek qyteti 3 mijë vjeçar në Egjipt

11 Dhjetor 2021

Nga pikura e Rembrand dhe deri tek qyteti 3 mijë vjeçar në Egjipt janë disa nga zbulimet më emocionuese të artit dhe dizajnit për vitin 2021. Kronika ju njeh me gjejtjet e rralla në vendet e papritura dhe gërmimet arkeologjike.

Shpesh na tërheqin gjetjet e rralla në vende të papritura, si dhe gërmimet arkeologjike që bëjnë histori dhe hedhin dritë mbi të kaluarën e njerëzimit. Edhe 2021 ka rezervuar disa nga zbulimet më emocionuese të artit dhe dizajnit të vitit.

Një unazë prej ari, që mund të jetë mbajtur për të parandaluar hangoverin, u gjet në një nga kantinat më të mëdha të njohura antike, në Izrael. Pronari i unazës ishte ndoshta një bizantin i pasur i cili jetoi midis shekujve 3 dhe 7.

Kur një vepër arti ra nga muri në një shtëpi të fshatit romak në vitin 2016, aty u zbukua një pikturë e humbur e Rembrandt. Fondacioni Italian Heritage konfirmoi se “Adhurimi i magjistarëve”, një vaj në letër i montuar në pëlhurë, është një origjinal i bërë nga mjeshtri holandez në vitet 1632-33.

Një qytet i tërë 3000-vjeçar – më i madhi i zbuluar në Egjipt poshtë rërës është zbulimi më mbresëlënës i arkeologjisë. “Ngritja e Athinës”, u zbulua në bregun perëndimor të Luxor, në vjeshtën e vitit 2020.

“Zbulimi i këtij qyteti të humbur është zbulimi i dytë më i rëndësishëm arkeologjik që nga varri i Tutankhamun,” tha Betsy Bryan, profesore e Egjiptologjisë në Universitetin Johns Hopkins, në një deklaratë.

Vizatimi i një figurës së një derri, i gjetur në një shpellë indoneziane besohet të jetë imazhi më i vjetër i mbijetuar i një kafshe të paktën 45.500 vjet i vjetër. Ky zbulim, si dhe gjetje të tjera të kohëve të fundit nga shpellat në të njëjtin rajon kanë çimentuar rëndësinë e Indonezisë në historinë e hershme njerëzore.

Kjo maskë e artë është një nga 500 reliket e zbuluara së fundmi nga një zonë prej 4,6 miljesh katrorë në Kinën jugperëndimore. Mijëra objekte janë gjetur në vendin prej 4.6 miljesh katrorë që kur një fermer lokal e zbuloi aksidentalisht një shekull më parë.

Rruazat veneciane me përmasat e boronicës që u gjetën në Alaskën veriore në mesin e viteve 2000, tani besohet se janë objektet më të hershme të njohura të prodhuara nga evropianët në Amerikën e Veriut.  Sipas studiuesve rruazat mund të kenë mbërritur midis viteve 1440 dhe 1480, dekada përpara se Kolombi të niste lundrimin në 1492.

Në mars, studiuesit izraelitë identifikuan një mural 3200-vjeçar që përshkruante një perëndi merimangë që mbante një thikë, e cila u zbulua në veri të Perusë në vitin 2020 në anën e një tempulli prej qerpiçi.

Në maj, një kokë mermeri 2000-vjeçare e Augustus Octavian, perandorit të parë të Romës, u zbulua në qytetin italian të Isernia, gjatë riparimit të një muri mesjetar të dëmtuar rëndë.

Ndërsa në nëntor, arkeologët zbuluan se kishin gjetur “tempullin e diellit” të humbur të Egjiptit, që daton nga mesi i shekullit të 25 para Krishtit.

Nga OraNews