yuri kim

“Yuri Kim pranoi se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë”. Sali Berisha del me thirrjen e papritur për DASH: – Mos lejoni…

22 PRILL 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë në një debat në distancë me ambasadoren amerikane Yuri Kim, pasi e ka akuzuar këtë të fundit se po ndërhyn në proceset gjyqësore në Shqipëri.

Vetë ambasadorja reagoi duke thënë se ka inkurajuar dhe do të vazhdojë të inkurajojë prokurorët dhe gjyqtartë, si dhe do të mbështesë Reformën në Drejtësi.

Ndërkohë, Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit që të mos lejojë ambasadoren Kim të ndërhyjë në proceset gjyqësore dhe pavarësinë e drejtësisë në Shqipëri.

Postimi i plotë i Yuri Kim:

Gjate ketyre diteve, ne konferencat e mia per shtyp, sot paradite dhe te premten e shkuar, kam njoftuar mediat dhe publikun se Znj Kim, ambasadore e SHBA ne Tirane ka nderhyre ne procesin e gjykimit te ankeses se paraqitur kunder vendimit te gjykates se Tiranes per regjistrimin e Statutit te Kuvendit te 11 dhjetorit  2021, ankim i cili eshte ne kundershtim flagrant me kodin e procedures civile dhe praktiken e gjykatave deri me sot.

Per nderhyrjen e saj per kete çeshtje ajo ka kerkuar ndihmen e qeveritareve te rendesishem te Partise Socialiste. Sot fill pas denoncimit tim te kesaj nderhyrje, ambasadorja Kim pranoi permes nje twitter se ka nderhyre ne sistemin e drejtesise.

Duke e konsideruar kete nderhyrje nje akt te rende dhe te papranueshem shtoj se gjykatat prezumohen te jene te pavarura dhe cdo nderhyrje pavaresisht makiazhit perben cenim te hapur te kesaj pavaresie dhe dhunon ligjet e  kushtetuten e vendit dhe parimet nderkombetare te drejtesise te pavarur.

Kur presioni dhe nderhyrja vijne nga diplomate te huaj, pervecse shkelin e sovranitetin dhe ligjet e vendit ata shkelmojne gjithashtu dhe konventat nderkombetare qe ndalojne rreptesisht kthimin e diplomateve ne aktore politike.

I bej thirrje Departamentit te Shtetit te mos lejoje nderhyrjet e palejueshme te ambasadores Kim ne proceset gjyqesore dhe pavaresine e drejtesise ne Shqiperi.

Gazeta Sot