Xhamia e Gjin Aleksit, ne Rusan, Delvine.

Xhamia e Gjin Aleksit, ne fshatin Rusan te Delvines eshte ndërtuar rreth viteve 1600 mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin. Objekti eshte monument kulture i kategorise se pare. Per kete objekt jane bere punime restauruese ne vitin 2007. Eshte nga objektet qe permban gershetim kulturash nga ajo vendese, ne ate postbizantine, e deri otomane.

Kjo xhami ka eshte e vecante edhe  dhe fameshme per akustiken e saj te vecante.

Eshtë një perlë e arkitekturës, por edhe e Trashëgimisë sonë kulturore, për nga stili, shtresëzimet kulturore, pikturat murale dhe historia e saj – një dëshmi e vërtetë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve. Instituti i Monumenteve të Kulturës pohon se një thesar i kulturës sonë që duhet ruajtur e transmetuar brez pas brezi.

Mund të quhet fare mirë një ndër gjërat më të rralla që posedon toka shqiptare, është dhe ajo e një xhamie me emër unikal: e Gjin Aleksit! Pra, xhami me emër të krishterë, ku pjesa e parë, emri Gjin, është katolik; ndërsa mbiemri, Aleks, është ortodoks.

Nuk dihet akoma misteri I vendosjes së emrit të xhamisë, por disa zëra në fshat thonë se mundet që Gjini të ketë qenë ndonjë i krishterë i konvertuar, që e ka kthyer më pas kishën në xhami; por autoritetet fetare, qoftë dhe studiues lokalë, druhen ta thonë këtë, pikërisht për faktin e bashkëjetesës fetare, sepse ata nuk mund të thonë diçka për të cilën nuk janë të sigurt, e mbi të gjitha kur kjo kërcënon qetësinë  e tyre.