16 Mars 2023

Përpara takimit ë 18 Marsit në Ohër me kryeministrin Albin Kurti, e konsideron sukses nëse arrihet marrëveshja.

Presidenti serb ka këmbëngulur se gjithçka çka është nënshkruar mes Beogradit dhe Prishtinës dhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian duhet të zbatohet. Ai ka thënë se kur është fjala për Asociacionin nën patronatin e BE-së, janë nënshkruar katër marrëveshje.

“Këto janë katër marrëveshje. Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe natyrisht është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar.

Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku, të jetojmë shumë më mirë dhe të respektojmë njëri-tjetrin pa hasmëri. Nuk kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të ndodhë për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë sukses historik”, ka thënë Vuçiç.