Vrasja e Klodian Rashës/ Protestë edhe në Fushë Krujë. Aktivisti Kalaja: S’mjafton vetëm një dorëheqje. Nuk do të dorëzohemi

11 dhjetor 2020

Edhe në qytetin e Fushë Krujës është zhvilluar një protestë mbrëmjen e sotme. Aktivisti i shoqërisë civile Aulon Kalaja tha se protestat do të vazhdojnë, duke kërkuar dënimin jo vetëm autorin e vrasjes së 25 vjeçarit por edhe zinxhiri komandues i asaj që quhet manipulimi i dosjes.

Edhe Fushë Kruja ka njerëz që dinë të reagojnë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së Klodian Rashës. Kërkojmë që çështja të zbardhet. Jo vetëm autori të vihet përpara bankës së të akuzuarve por i gjithë zinxhiri komandues i asaj që quhet manipulimi i dosjes. Nuk mjafton vetëm një dorëheqje. Sot duhet t’i lëmë fjalët mënjanë dhe të japim një mesazh nga sheshi “Xhorxh Bush” i Fushë Krujës, që ne nuk do të dorëzohemi. Klodiani mund të isha unë dhe të gjithë ne. Nuk do ta pranojmë represionin e policisë. Kryeministrat shkojnë e vijnë, por shqiptarët mbesin. Nuk kemi plan B, kemi vendosur të jetojmë në Fushë Krujë, në Shqipëri”- tha ai.

Gazeta Panorama