Vlora sot ne në protestë – E turpshme! Po zhduket historia

Vlora sot ne në protestë: – E turpshme! Po zhduket historia

3 Prill 2022

Ky shesh nuk është vetëm i Vlorës, është i Kosovës, Diasporës dhe arbëreshëve.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë dalë mëngjesin e së dielës në protestë për të kundërshtuar projektin e Sheshit të Flamurit në Vlorë.

Ata e kanë konsideruar projekt të turpshëm këtë projekt, pasi sipas tyre shkatërron historinë e qytetit të Vlorës. Ata kanë akuzuar Kryeministrin Rama, kryebashkiakun e Vlorës si dhe Artan Lamen, ku dhe kanë paralajmëruar padi ndaj këtyre të fundit.

“Padi penale për tre veta, kryetarin e bashkisc, Kryeministrin, dhe Artan Lamen. Këtë kanë bërë këtë katrahurë këtu që askujt s’i pëlqen. Këta veprojnë nga indiferenca jonë. Këtë e kanë bërë arkitekt, ndërsa këtë po e bëjnë arkitekt vetëm me dëftesë. Kjo është e turpshme. Ky shesh nuk është vetëm i Vlorës, është i Kosovës, Diasporës dhe arbëreshëve. Asnjë qeveri nuk ka të drejtë të prishë identitetin e një qyteti. Ai nuk dëgjon njeri. Këtij ia kam dhënë votën, por jo që të shkel mbi popullin.”- shprehet qytetari.

Nga OraNews