Vjeshta në Konispol nis me breshër sa një top pinpongu. Përmbytje në Lezhë, Fier e Lushnje

23/09/2020

Bashkia e Konispolit u përfshi sot nga një shi me breshër të pazakontë. Fotot e mbërritura në Ora News tregojnë se madhësia e një kokrre breshëri ka qenë sa një top pinpongu, dhe për rrjedhojë ka dëmtuar shumë pemët thotë kryetari I bashkisë Shuaip Beqiri.

Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30% e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i  shumtë, informon gazetarja e Ora News, Anxhela Lushkaj.