Vjen acari. -Sonte borë në zonat e ulëta, priten temperatura deri -15 gradë celcius, sinoptikanët lëshojnë paralajmërimin e fortë

14 JANAR 2021

Sinoptikanet paralajmerojne se mbremjen e sotme ne thuajse gjithe vendin do te kete reshje dëbore. Flokët e borës do të shfaqen në bregdet dhe zonat e ulëta, por janë zonat malore në lindje të vendit të cilat deri mëngjesin e së premtes do të marrin rreth 25 cm dëborë.

Mesdita e së premtes, rikthet dëbora fillimisht në jug dhe gradualisht reshjet ngjiten në zonat qendrore pa kursyer edhe bregdetin.

Orët e para të së shtunës sjellin kthjellime, por njëkohësisht edhe një rënie të mëtejshme të temperaturave.

Termometri minimal do të zbresë nga -7 në -12 gradë në terrenet malore ku në zonat e thella priten edhe -15 gradë, ndërsa nga 0 në -6 gradë, do të shënojnë temperaturat në zonat e ultësirës.

Përmirësimi i situatës termike do të vijë pas të hënës, por pritet rritje e ngadaltë e temperaturave deri nga data 23 janar kur parashikohet rritje e menjëhershme me të paktën 10 gradë celcius, citon a2 cnn.

Gazeta Sot