Vizatimi u ble 30 dollarë, por ja vlera reale saj, shifra marramendëse

Vizatimi u ble 30 dollarë, por ja vlera reale saj, shifra marramendëse

SHKURT 2022

Një vizatim i shekullit të 16-të nga një nga figurat kryesore të Rilindjes Gjermane është vlerësuar mbi 10 milionë dollarë pasi u ble fillimisht në një shitje në një magazinë mallrash për vetëm 30 dollarë në 2017.

Sipas Agnews Gallery — shtëpia e ankandeve në Londër në posedim të veprës së artit — Albrecht Dürer, i cili vdiq në 1528, konsiderohet edhe si artisti më i madh gjerman i kohës së tij dhe si një nga artistët dhe intelektualët më të rëndësishëm të Rilindjes Evropiane.

Vizatimi që është rizbuluar titullohet “Virgjëresha dhe fëmija”. Duke qenë se karriera dhe trashëgimia e Dürer-it janë studiuar në thellësi që nga vdekja e tij, është jashtëzakonisht e rrallë të gjesh vepra të panjohura të tij dhe Agnews tha në një deklaratë për shtyp se ky vizatim ka qenë “objekt i një interesi të madh që nga rizbulimi i tij”.

Ai mendohet se është realizuar në vitin 1503. Clifford Schorer, konsulent i galerisë, tha se e kishte blerë krejt rastësisht vizatimin, teksa po shkonte në një festë në Boston në vitin 2019.

Meqë nuk kishte marrë dhuratë, u fut në një librari dhe shitësi i tha se kishte një vizatim të Dürer. Mosbesues, për shkak se vepra e fundit e artistit ishte zbuluar 100 vite më parë, Schrorer pranoi ta shihte. Aty mësoi se ajo ishte blerë në një treg mallrash të përdorur dy vite më parë.

Vizatimi u ble 30 dollarë, por ja vlera reale saj, shifra marramendëse

Pas analizave të imtësishme që i janë bërë, vepra besohet se mund të shitet në ankand më shumë se 10 milionë dollarë. “Mund të thuhet pa frikë se Dürer është një nga grafistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, një pionier i gravurave dhe vizatimeve. Ishte mjeshtër i punëve bardhë e zi dhe me veprat e tij frymëzoi artistë në të gjithë botën”.

Gazeta Shqip