Manjola Kelolli,

Nga OraNews

21 Shkurt 2023

Manjola Kelolli, nga e kontrolluara e Vetting-ut, u shndërrua në kontrulluese e këtij procesi

Manjola Kelolli mbaroi Fakultetin e Drejtësisë me korrespondencë si e persekutuar dhe me një CV të pasur: Sekretare gjyqësore, Kancelare e Gjykatës së Rrethit Berat.

Me prona të paluajtshme në Berat dhe në Tiranë, ajo u dorëhoq nga Vetting-u për të mos rënë në rrjetën e merimangave të zeza. Por gjithmonë manipulatorët e gjejnë rrugën nga të kontrolluar në vetting, në kontrollues.

Manjola Kelolli, Këshilltare Ligjore, dha dorëheqje në Vetting për shkak të problematikave që ka pasur me pasurinë e saj dhe figurën në rrethin Beratit dhe Tiranës.

Nga frika e zbardhjes së të dhënave të sakta për këtë shtetase u gjet e udhës që të jepte dorëheqje për t’u shmangur nga vetting-u, por skandalet nuk kanë të sosur. Sepse kjo shtetase nga e kontrolluar nga Vetting-u u bë dora e djathtë e kontrollit të Vettingut.

A mundet të japë konsulencë ligjore në Drejtorinë Juridike Manjola Kelolli kur kjo është dorëhequr nga frika e vettng-ut, për të shkuar në Autoritetin e Dosjeve me qëllim rregullimin e figurës së saj nga ndëshkimet. Qëndrim të cilin e ka realizuar me sukses në një kohë shumë të shkurtër. Sa dosje emrash publikë janë mbyllur që kjo juriste në zë të bëhej drejtuese Juridike në KPA.

Më pas, nga rregullimi i figurës së saj tek Autoriteti i Dosjeve, e realizon qëllimin dhe bëhet e pastër nga figura për t’u bërë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Për më gjatë, vlerësimin e kësaj juristeje e ka bërë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që e ka emëruar Drejtoreshë Juridike të Vetting-ut.

Për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit shtrohen për diskutim pyetjet:

A i është shmangur vetting-ut ish-Këshilltarja Ligjore Manjola Kelolli, dhe pse?

Si është e mundur që ish-Këshilltarja Ligjore Manjola Kelolli nga e kontrolluar jep dorëheqjen, për të nisur nga puna për të kontrolluar?

Kush ka qenë dhe kush është promotori i saj në ngritjen me trampolinë të saj, nga e persekutuar në persekutore? Cila ka qenë arsyeja e shmangies së saj nga vetting-u?

Në ditët në vijim do të publikojmë të dhëna të plota mbi ngritjen e shoqes Manjola Kelolli nga Sekretare në Këshilltare Ligjore dhe në Drejtoreshën Juridike të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Si qëndron e vërteta e ngritjes së saj në këto institucione që kontrollojnë gjyqtarë dhe prokurorë dhe kontrollohen nga ish-Sekretarja e Gjyqësore e Beratit.

Si është e mundur që drejtësia shqiptare të vihet në kontroll të njerëzve që nuk lanë gjë pa bërë dhe janë dorëhequr me qëllim për t’u bërë pjesë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve?