Veshja një mijë vjeçare do të dalë në ankand me një vlerë fillestare prej 700 000 stërlina

Veshja që do të dalë në ankand nga shtëpia e ankandeve Sotheby´s në Londër do të nisë me 700 000 dhe e ka origjinën në një nga perandoritë më me ndikim në historinë e njerëzimit.

Të njohur si sogdian, populli i gjuhës iraniane zinte një pozicion kyç në në rrugën e mëndafshit dhe luajti një rol thelbësor në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare mes Kinës dhe Azisë Qëndrore në shek III dhe VI.

Shteti sogdian u përqendrua rreth qytetit të Samarkandës, një zonë që shtrihet në një pjesë të Taxhikistanit dhe të Uzbekistanit. Njihen si tregtarë dhe furnizues të fibrave natyrale të formuar nga proteina.

Gjuha e tyre ishte e thjeshtë. Rrjeti tregtar bashkonte Kinën, Azinë Qendrore dhe Persinë me Romën dhe me Perandorinë Bizantine. I lehtë dhe i kushtueshëm, mëndafshi ishte një monedhë ndërkombëtare, një simbol i prestigjit dhe i pushtetit.

Kjo është arsyeja se pse veshja mund të tejkalojë shifrën 1 milion dollarë në ankandin që do të zhvillohet në 25 prill.

Copa i përket shekujve VII dhe IX dhe shquhet për ndriçimin si dhe për ruajtjen mjaft të mirë të saj. Ka tone të arta, është e dekoruar me rosa të veshur me shaje dhe me varëse perlash rreth qafës.

Tekstile të tilla konsiderohen si pjesë koleksioni që përfshihen në disa kategori. Bën pjesë në kategorinë e artit islamik, besohet se është bërë nga endësit sogdianë që kanë migruar në Kinë nën dinastinë Tang, gjatë periudhës së pushtimit nga Abasidët në shek VIII, gjë që e bën një artefakt preislamik. Ka një ngjyrë të pazakontë, ka patur më parë të tilla në tone të errëta, por kurrë një ekzemplar i artë.

Kjo veshje është përdorur si një simbol i një pushteti të madh. Ka pantallona të njëjta, çizme që ngjallnin zili tek ai që e vishte, pa mëngë, e hapur përpara dhe me një jakë të vogël dhe ka të ngjarë të jetë përdorur me një këmishë poshtë.

Qëndisja samite është një teknikë e lindur në Azinë Qendrore dhe në Kinë, ndërsa motivet e përdorura tregojnë që veshja i përkiste një anëtari të një shtëpie mbretërore sogdiane. Përpos antikitetit dhe origjinës së një perandorie të humbur, veshja përfaqson një provë të paçmueshme që prej një mijë vjetësh, se veshjet janë dhe do të jenë një nga format më të vlefshme për t’i treguar botës pushtetin dhe ndikimin e atij që i vesh.