29 Nentor 2022

Betonizimin që po njeh Vlora publicisti dhe studiuesi Gëzim Zilja e konsideron një vepër të mirëfillitë antikombëtare.

Zilja: Të shkosh te sheshi Pavarësia, nëse hyn në Skelë dhe kalon rrethrrotullin atje duhet të kesh ose një udhërrëfyes ose një busull që ta gjesh. Është një piramidë, një grup njerëzish kanë bërë një kërkesë pranë kryeministrisë. Bashkia nuk ka asnjë dorë në projekt dhe as para, gjithçka varet nga kryeministri dhe enturazhi i tij. Ajo me të vërtetë ka qenë një ndërtesë e vjetër e Doganës, aty punoi Ismail Qemali, nuk është ngritur flamuri. Gjithçka që duhej ndërtuar në atë shesh duhej të bëhej në funksion të kësaj shtëpi muze. Nuk ka çfarë kërkon një piramidë atje, thonë do sjellin 4 deve të bëjnë xhiro rreth piramidës.

Në Rtv Ora ai thotë se ky qytet po zhvishet nga historia.

Zilja: Meqenëse është godinë e vetme dy katëshe, nuk është e bukur por ka histori brenda. Shikojmë tavolinën e  Ismail Qemalit, penën e tij, shikojmë ku ka ngjitur dhe zbritur shkallët, ku ka punuar, me kë është takuar. Të emocionon kur hyn brenda por kur del jashtë sheh një piramidë. Thua mos jam në Egjipt? Nuk je, je 20 metra larg detit.

Ndaj dhe mungesën e vlonjatëve në festimet për Pavarësinë e sheh si një bojkot të heshtur të tyre.

Nga OraNews