“Vazhdoj të kem fakte të tjera”. –  Monika Kryemadhi tregon EMRAT e 2 politikanëve që duhet të arrestohen pas Saimir Tahirit

6 SHKURT 2022

Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se arrestimi i Saimir Tahirit është një çështje e orkestruar nga kryeministri Edi Rama, për të tërhequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve. Në një intervistë, Kryemadhi tha se ka fakte që implikojnë kryeministrin Rama dhe zinxhirin e tij se janë të përfshirë në aferën e incineratorëve.

“Vazhdojë të kem fakte të tjera që çdo ditë e më shumë  që ne shikojmë ka argumentime që implikojnë Kryeministrin drejtpërdrejt dhe gjithë zinxhirin drejtues të tij.”

Pas hekurave thotë Kryemadhi, duhet të shkojë deputeti Alqi Bllako apo dhe Kryebashkiaku i Fierit.

“Gati për flukset”, kryeministri Rama publikon pamjet dhe tregon çfarë pritet të ndodhë në këtë zonë të Shqipërisë (VIDEO)

Publikohet video që po ‘thyen’ rrjetin/ Fifi konfirmon lidhjen e saj me ish-partnerin e modeles së njohur shqiptare, shihni gjestin romantik që bën ai në mes të lokalit për këngëtaren

“Tani të presim dekorimin final nga Gjykata Kushtetuese”, Romeo Kara del me deklaratën e fortë për Presidentin Meta: Çudia është…

“Ok, zoti Tahiri kishte disa telefonata që e implikonin me Habilajt. Po zoti Alqi Bllako i cili ka firmë në shkresë për incineratorin e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.  Zoti Armando Subashi i cili ka shkresë, ka letër, ka vendime, ka fakte të kryera me firmën dhe vulën e tyre për incineratorin e Fierit”, u shpreh Kryemadhi.

Gazeta Sot