Notre Dame Paris

Varre antike në Notre Dame, zbulohet edhe një sarkofag plumbi

15 Mars 2022

Zbulimi i disa varreve dhe një sarkofagu prej plumbi të shekullit të 14-të në katedralen Notre Dame të Parisit ka entuziazmuar arkeologët. Ministria franceze e Kulturës tha se zbulimet u bënë gjatë punës përgatitore për rindërtimin e majës së kishës antike, e cila u shkrumbua nga zjarri i 2019.

Disa varre dhe një sarkofag plumbi që besohet se datojnë nga shekulli i 14-të janë zbuluar nga arkeologët në katedralen Notre Dame të Parisit, pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019.

Vendet e varrimit “me cilësi të jashtëzakonshme shkencore” u zbuluan gjatë punës përgatitore për rindërtimin e majës së kishës antike në vendin qendror ku transepti kalon nefin, tha ministria franceze e Kulturës.

Midis varreve ishte edhe një “sarkofag prej plumbi i ruajtur plotësisht dhe në formën e trupit të njeriut. ”

“Kjo katedrale Notre Dame është e gjithë historia e Parisit, e gjithë historia e Francës përmes një lloj fletëpalosjeje kronologjike dhe të gjesh veten përballë këtyre zbulimeve është jashtëzakonisht mbresëlënëse”,  tha ministrja e Kulturës, Roselyne Bachelot.

Arkivoli mund të jetë bërë për “një figurë të lartë” dhe ka të ngjarë të datojë nga vitet 1300 – shekulli pas ndërtimit të katedrales.

Si varret, elemente të skulpturave të pikturuara u gjetën pikërisht nën nivelin aktual të dyshemesë së katedrales, të identifikuara si pjesë e murit origjinal të shekullit të 13-të, një element arkitekturor që ndan zonën e altarit nga neosi.

Pjesë të tjera të strukturës, të shkatërruara në fillim të shekullit të 18-të, u zbuluan gjatë restaurimit të Notre Dame në mes të viteve 1800 dhe tashmë janë ekspozuar në muzeun e Luvrit.

Studiuesit francezë kanë kryer gërmimin më të fundit arkeologjik përpara se të vendosen skelat për të mbështetur rindërtimin e majës.

Pergatiti Besmira Pelushaj