Vapa po ikën me gushtin, ulen temperaturat, rikthehen reshjet

25 Gusht 2021

Pas vapës së zgjatur të gushtit, rikthehen shirat. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli një sistem me vranësira fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qëndrore duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi.

Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Shpërthen miniera ilegale e qymyrit në Kolumbi, 12 viktima dhe një i plagosur

Talibanët urdhërojnë gratë: Qendroni në shtëpi deri sa të krijojmë sigurinë e plotë

Temperaturat e ajrit ulen lehtë  me 2 gradë në mëngjes dhe  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C mëngjesi deri në 33°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Nga OraNews