Vajza u filmua teksa jepte para tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’, vjen reagimi i fortë nga PD: Fakt! Ju rroftë propaganda dhe mendja perverse veç për të mashtruar!

14 Gusht 2020

Pas qarkullimit të videos së një vajzë që filmohet duke i dhënë lekë stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi’ për t’u kujdesur për të afërmin e saj të prekur nga COVID-19, ka ardhur reagimi i fortë i PD.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se pavarësisht se kjo është fakt tashmë, ende nuk ka ardhur një reagim nga Ministria e Shëndetësisë apo nga drejtuesit e këtij spitali.

“FAKT!!!

Ministria e shendetesise, drejtuesit me profil politik te spitalit apo dhe zedhenesit e tyre te paguar apo jo, nuk kane asnje fjale per denoncimet me ze e figure ne media te qytetareve tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Te gjithe keta po i qajne hallin ministrise e presin deklaraten e gatshme politike, qe ne menyre sa te pacipe aq edhe qesharake injoron shqetesimet e qytetareve te ngritura edhe nga opozita! Ju rrofte propaganda dhe mendja perverse vec per te mashtruar!!!”, shkruan deputeti Bardh Spahia.

Gazeta Sot