Uragani i fuqishëm pritet të godasë sot këtë shtet, organet qeveritare ngrenë alarmin dhe urdhërojnë evakuimin e banorëve

29 GUSHT 2021

Parashikuesit e motit paralajmëruan banorët përgjatë bregut të shtetit të Luizianës që të nxitojnë me evakuimet në pritje të uraganit Ida, i cili pritet të sjellë erëra deri në 225 km / orë kur të godasë bregun ditën e sotme.

Në New Orlins kryebashkiakja urdhëroi një evakuim të detyrueshëm për zonat jashtë sistemit të argjinaturave mbrojtëse të qytetit dhe një evakuim vullnetar për banorët brenda sistemit. Por meqenëse stuhia u përshkallëzua shpejt në intensitet, kryebashkiakja LaToya Cantrell tha se nuk ishte e mundur të urdhëronte një evakuim të detyrueshëm për të gjithë qytetin, i cili do të kërkonte përdorimin e të gjitha korsive të disa autostradave për t’u larguar nga qyteti.

Politika shqiptare në zi/ Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-kreut të Kuvendit (EMRI+FOTO)

Mbërrijnë në Shqipëri edhe dy avionë të tjerë me afganë, ja kush i priti në aeroportin e Rinasit dhe ku do të akomodohen (FOTO)

Lëvizte me kallashnikov e municion luftarak me vete, arrestohet fieraku i ‘rrezikshëm’, dalin pamjet nga operacioni i policisë (VIDEO)

Po ashtu edhe presidenti amerikan Joe Biden beri thirrje për evakuime vullnetare dhe të detyrueshme për qytetet dhe komunitetet në të gjithë rajonin duke thënë te shtunën se ka folur me guvernatorët e shteteve në rajonin e Gjirit të Meksikës dhe ka koordinuar veprimet me kompanitë e energjisë në përgatitje për Uraganin Ida, stuhia e fuqishme që pritet të arrijë tokën në orët e vona të së dielës.

Gazeta Sot