Ura e Zogut Monument Kulture në rrezik! – Alarmin e ekspertëve nuk e ka dëgjuar askush deri më sot.

29 GUSHT 2021

Për vite me radhë, ekspertë të mjedisit dhe mbrojtës të trashëgimisë kulturore vijojnë tu bien kambanave të alarmit se ekskavatorët që nxjerrin zhavorr nga lumi Mat, të cilët po rrezikojnë seriozisht Urën e Zogut.

Ajo është konsideruar si një prej veprave më të rralla në Ballkan, por neglizhenca totale e Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve lokale ka bërë qe kjo vepër Kulturore të degradoje deri në këtë pikë.

Ura e Zogut, Milot

Reshjet e këtij fillim viti fundosën njërën prej këmbëve të urës me shumë se 2 metra, duke rrezikuar përfundimisht shembjen e saj. Ndonëse autoritetet premtuan ndërhyrje me pushimin e reshjeve, situata mbetet e njëjtë.

Historiani Pal Trashaj tha se ky objekt ka vlera të paçmueshme monumentale, muzeore dhe historike, ndërsa fajësoi shtetin këto 30 vite që është treguar inekzistent.

Nga Top Channel