“Ulu, ulu ka radhë..”/ Divjakë, fermeri-Ramës: Jemi shtresa më e pambrojtur. Nxehet kryeministri: – Mua njeri nuk më…

30 Janar 2026
Një qytetar ka ndërhyrë gjatë takimit të kryeministrit Rama në Divjakë. Ai ka theksuar se fermerët janë shtresa më e pambrojtur
Rama: Për çfarë thashë unë nuk ke të drejtë, t’i nuk ke folur akoma.
Qytetari: Jemi shtresa më e pambrojtur
Rama: O miku im, mua njeri nuk më imponohet dot me forcë. Ulu, ka radhë, ka edukatë. Nuk merr fjala mëzor…Janë 500 veta këtu.
Qytetari: Të njëjtin hall kemi…
Rama: Kur të vijë radha për të folur do flasësh. Ajo që the është absurd.
Fermeri: Disponoj deri në 20 Ha tokë. Jemi shtresa më e pambrojtur! Nuk po bëj politikë, por kam familje.
Rama: Unë politikë bëj, se mohoj. Të lutem, te lutem!
