
Parashikimi i motit për ditën e premte
21Gusht 2025
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, në orët e pasdites mot me vranësira të pakta kryesisht në veri të vendit.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në pjesën tjetër të vendit.
Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në veriperëndim – perëndim dhe pjesërisht në qendër (qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë) reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët deri mesatar. Gradualisht pas orëve të mesditës reshjet e shiut humbasin intensitet, duke mbetur prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët. Në mbrëmje ndërprerje të reshjeve.
Temperaturat maksimale do të pësojnë një ulje prej 6 gradë celcius krahasuar me ditën e sotme. Gjatë ditës së nesërme parashikohet që temperaturat të arrijnë deri në 32 gradë celcius në vlerat maksimale dhe në 15 gradë celcius në ato minimale.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 ballë.