12 Gusht 2022

Duke nisur nga dita e sotme temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme.

Sipas sinoptikanëve gjatë ditës së premte moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe breshër në disa zona malore, si dhe me shkarkesa elektrike.

Ndërkohë, sa i përket temperaturave ato ditën e sotme nuk pritet që t’i kalojnë 30 gradë celcius.

Edhe ditën e shtunë dhe të dielë temperaturat do të vijojnë të ulen ku pritet të shkojnë deri në 27 gradë celsius.

Por, sa i përket javës tjetër mos u trembni pasi vera do të vijë  sërish. Reshjet do të largohen dhe temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë celisus.

Gazeta Sot