“U ka dhënë policëve të hanë e të pinë, i ka bërë tapë dhe i ka hipur makinës”, Artan Hoxha tregon si u arratis personazhi i njohur i botës së krimit në Shqipëri

23 NËNTOR 2021

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje nga arratisja e Dritan Dajtit apo dhe rastin e Admir Tafilit.

Hoxha ka theksuar se janë pikërisht këta personazhe, të cilët i japin në vetvete famën arratisjes.

“Në të gjitha rastet gjithmonë është një mjet i ndezur që pret aty. Te Dritan Dajti priti motori dhe ai eci në krah të kundërt të sensit të orientimit. Pra nëse makinat ecnin sipër, motori iku për poshtë. Personazhet për mua i japin në vetvete famën arratisjes.  Rasti i Admir Tafilit, po të jetë i filmuar do të ishte më qesharak se ai e Vlorës.  U ka dhënë policëve të hanë e të pinë, i ka bërë tapë dhe i ka hipur makinës.  Iku, bëri dy vrasje dhe u kthye sërish në burg dhe pastaj u arratis sërish”, tha Hoxha në studion e “Opinion”.

Gazeta Sot