24 Shkurt 2023

Në fshatrat e Myzeqesë ka patur ditëve të fundit sulme nga lukuni ujqërish që kanë mbytur dhe grabitur bagëtinë.

Blegtorët në fshatrat Myzeqesë po ndihen të rrezikuar, janë të shumtë stanet me të imta që ditët e fundit janë bërë prehë e grabitqarëve.

Tufa me ujq që dalin nga pylli sulmojnë stanet,mbytin dhe grabitin bagëtitë e fermerëve edhe kur ato janë në kullota.

Tufa e ujqërve vepronte si një ushtri e mirëorganizuar pasi ka eleminuar qentë e stanit, kanë vrarë rreth 30 shpendë e më pas janë futur në stallën e deleve dhe kanë rrëmbyer 12 krerë dele dhe qengja të vegjël.

Blegtorët por edhe banorët e tjerë të zonës kërkojnë një zgjidhje sepse nuk rrezikohet vetem jeta e bagëtisë por edhe jeta e njerëzve.