18 Prill 2026

Presidenti amerikan Donald Trump tha dje se një shqyrtim i të dhënave qeveritare në lidhje me UFO-t ka zbuluar dokumente “interesante”, duke shtuar se i pari prej tyre do të publikohet shumë shpejt.

“Ne gjetëm shumë dokumente, shumë interesante, duhet ta them, dhe publikimet e para do të fillojnë shumë, shumë shpejt, në mënyrë që ju të mund të shihni vetë nëse këto fenomene janë reale”, u tha Trump mbështetësve gjatë një eventi të organizuar nga organizata konservatore Turning Point USA në Phoenix, Arizona.

Trump urdhëroi shqyrtimin e të dhënave qeveritare mbi UFO-t pasi akuzoi Barack Obamën për publikim të pahijshëm të informacionit të klasifikuar kur presidenti i 44-të i SHBA-së tha në një podcast se ekzistojnë alienët.