Toka nuk gjen qetësi. – Greqia zgjohet nga lëkundjet e forta të tërmetit, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë (Njerëzit dalin nga frika në rrugë)

11 KORRIK 2021

Lëkundje të forta tërmeti kanë zgjuar sot Greqinë. Një tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës rihter është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Tebës duke vijuar situatën shqetësuese me mbi 30 lëkundje sizmike që u shënuan ditën e djeshme.

E ndërsa njerëzit kanë dalë në rrugë nga frika dhe paniku, mediat greke nuk raportojnë për të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.