Tërmeti me magnitudë 4.2 godet Detin Jon, pak km larg Zakynthos

28 maji 2020

Një tërmet me madhësi 4.2 tronditi detin Jon këtë pasdite të së enjtes në orën 16.05 me orën lokale, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Tërmeti ndodhi në jug të Zakynthos, më saktësisht 54 km në perëndim të Strofades, ndërsa kishte një thellësi fokale prej 2 km.

Ky tërmet u parapri nga një tjetër, 3.5 në shkallën Rihter, 57 km në perëndim të Strofades dhe me një thellësi fokale prej 6.4 km, i ndjekur nga një tjetër më parë prej 3 të shkallës Richter, 31 km në perëndim – veriperëndim të Strofades, me një thellësi fokale 10 km.