Tërmeti i dëmton zyrën Ramës, dalin pamjet nga kryeministria . –

18 Dhjetor 2019 | 09 : 33

As godina e Kryeministrisë nuk i shpëtoi tërmetit të 26 nëntorit me magnitudë 6.4.

Zv.ministri Artan Shkreli, ka publikuar edhe fotot, nga salla e hartave e cila po i nënshtrohet rikostruksionit.

“Kryeministria gjithashtu u troshit nga termeti i dt. 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje. Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme – përfshi bazamentin – u përforcuan në pikepamje konstruktive dhe u sollën në norme sizmike duke shpëtuar me siguri qendrueshmerinë e objektit. Tani kjo sallë e bukur, me karakter të theksuar monumental, po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni. (Foto e pare: gjendja pas termetit; dy fotot e tjera: nderhyrja konstruktive me fibra karboni) ”, shkruan Shkreli në rrjetin e tij social.

Gazeta Shqip