14 Tetor 2022

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihetr  goditi sot rajonin e Irkutsk në Rusi, jo shumë larg liqenit Baikal, njoftoi selia republikane e Ministrisë së Situatave të Emergjencave të vendit, transmeton Tass.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njoftoi se magnituda e tërmetit ishte 4.9. Tërmeti ka ndodhur 33 kilometra në perëndim të fshatit Posolskoje.

Tërmeti u ndje edhe në rajonin e afërt të Buryatia dhe kryeqytetin e atij rajoni, Ulan-Ude.

Zyra e kryetarit të bashkisë Ulaan-Ude raportoi se ekipet e emergjencës kishin filluar inspektimin e ndërtesave dhe objekteve të banimit, por se nuk kishte raportime për dëme apo njerëz të lënduar.

Kujtojmë se dy ditë më parë një tërmet me madhësi 5.3 ndodhi në Kroaci – shtatë kilometra në veri të Zagrebit.

Shërbimi Gjeologjik në SHBA ka njoftuar se ishujt Kuril të Rusisë janë goditur nga një tërmet me madhësi 7, 5.