Tension në Iran, policia përdor armët ndaj protestuesve që kërkojnë fundin e regjimit (FOTO)

12 Janar 2020 |

Manifestues të shumtë zbritën në sheshet kryesore të Teheranit për të protestuar, pasi autoritetet iraniane pranuan që kishin hedhur gabimisht avioni ukrainas, duke shkaktuar vdekjen e 176 pasagjerëve, pjesa më e madhe e tyre iranian. Thuhet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, qindra pjesëmarrës morën sot pjesë në protesta në universitetin Shahid Beheshti dhe Allameh Tabataba’i.
Ata bënë homazhe dhe ndezën qirinj për 176 personat që humbën jetën në fillim të javës, kur Garda Revolucionare e Iranit rrëzoi gabimisht një avion ukrainas.

Iran, policia përdor armët ndaj protestuesve

Pas mohimesh të forta, Garda Revolucionare e Iranit pranoi dje përgjegjësinë për rrëzimin e avionit. Sipas raporteve të pakonfirmuara të mediave, janë raportuar protesta në disa pjesë të Teheranit. Demonstratat duhej të ndaloheshin nga policia, që përdori gaz lotsjellës.

Iran, policia përdor armët ndaj protestuesve

Iran, policia përdor armët ndaj protestuesve

Iran, policia përdor armët ndaj protestuesve

Disa manifestues kanë kërkuar edhe dorëheqjen ayatollah Ali Khamenei:

“Komandat jep dorëheqjen’, dëgjohet në një video të publikuar, ku shfaqen qindra persona përpara universitetit të Amir Kabir. Dëshmitarët kanë thënë që policia ka përdorur kundër protestuesve gaz lotsjellës dhe armë, duke i kërcënuar se do i vrisnin. Shumë personazhe të famshëm, mes tyre artistë, aktorë dhe sportistë kanë postuar në faqet Twitter dhe Instagram mesazhe solidariteti për viktimat e aksidentit ajror dhe kanë shprehur kritika kundër sistemit.

Gazeta Shqip