Surprizat e motit sot, vranësira dhe shtrëngata shiu në këto zona

 – 01/08/20

Ditën e sotme, e shtunë 1 gusht 2020, moti parashikohet i kthjellët me vranësira në zhvillim, kryesisht në mesditë e pasdite. 

Reshjet e shiut do të përfshijnë zonat malore në mesditë e pasdite, lokalisht me shtrëngata dhe rrufe. 

Era, do të fryjë me drejtim juglindje dhe veriperëndim e lehtë e përkohesisht në mesditë gjatë reshjeve dhe në bregdet mesatare. Valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë. 

Situata paraqitet ndryshe ditën e diel, ku do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare. Era, do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare.