Stuhi, vetëtima dhe reshje të pazakonta, a preket Shqipëria? Në Mesdhe pritet të kalojë cikloni “i frikshëm”, ditët më të vështira parashikohen 4-5 nëntor

29 tetor 2021

Stuhi, vetëtima dhe reshje të pazakonta, a preket Shqipëria? Në Mesdhe pritet të kalojë cikloni “i frikshëm”, ditët më të vështira parashikohen 4-5 nëntor

Jugu i Italisë është përfshirë nga moti i keq në ditët e fundit duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, sidomos në rajonin e Catanias.

Por cikloni pritet që të godasë edhe vendet e tjera në Mesdhe.

Në Greqi autoritetet janë vendosur në gatishmëri për shkak se stuhia mund të godasë një pjesë të brigjeve në vendin fqinj.

“Cikloni pritet të shkaktojë reshje të dendura shiu dhe shkarkesa të forta vetëtimash në shumë zona” – parashikojnë meteorologët grekë për situatën.

Cikloni pritet që ta godasë Greqinë të dielën dhe të hënën.

Por a do të preket Shqipëria nga kjo stuhi? Sipas parashikimeve, vendi ynë pritet që të përfshihet nga moti i keq në fund të javës që vjen.

I gjithë rajoni në datat 4-5 nëntor do të jenë nën kushtet e këqija atmosferike me stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Gazeta Dita