Kuriozitet: – Njihuni me vendin që regjistroi rastin e parë me Covid që nga nisja e pandemisë

30 TETOR 2021

Ndonëse shumë vende tashmë prej 18 muajsh vuajnë pasojat e koronavirusit, në këtë shtet nuk kishte regjistruar asnjë rast të vetëm me Covid-19 deri ditën e sotme.

Ishulli i izoluar i Tongas në Paqësor shënoi të premten rastin e parë dhe menjëherë banorët e tij u dyndën për të marrë dozat e vaksinës.

Personi ishte një vendas i vaksinuar plotësisht, i cili sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Zelandën e Re.

Për këtë arsye, kryeministri Pohiva Tu’i’onetoa paralajmëroi një izolim të mundshëm në ishullin kryesor Tongatapu për javën e ardhshme.

Tonga ishte një ndër vendet e fundit që nuk kishte raste të infektuarish ndonëse në ishull jetojnë më shumë se 100 mijë persona.

Gazeta Sot