Studiuesit ngrenë alarmin: Të hash gjysmë veze në ditë rrit rrezikun e vdekjes me 7%

10 SHKURT 2021

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, vezët e ziera, të skuqur apo edhe ato omëletë përbëjnë një kërcënim për shëndetin dhe sa më shumë të hamë, aq më shumë rritet rreziku.

Studiuesit zbuluan se ngrënia e një gjysmë vezë, ku përfshihet e verdha dhe e bardha, rrit gjasat e vdekjes me 7%, raporton Daily Mail.

Rreziku i vdekjes rritet me shtatë për qind për çdo gjysmë veze tjetër që një person konsumon. Pra, nëse një person ha një vezë të plotë në ditë, ka 14% më shumë rrezik sesa dikush që e shmang këtë ushqim.

Studiuesit kinezë që udhëhoqën studimin besojnë se shkak për këtë është niveli i lartë i yndyrës dhe kolesterolit që përmban veza.

Ata paralajmëruan që njerëzit duhet të përdorin vetëm të bardhat e vezëve ose të kalojnë në zëvendësues më të shëndetshëm, të cilat ulin rrezikun e vdekjes.

Zëvendësimi i një sasie ekuivalente të arrave ose bishtajoreve me gjysmën e një veze ul shkallën e vdekjes deri në një të tretën.

Gazeta Shqip