Studiuesit amerikanë në Grykën e Këlcyrës, Auron Tare: Një muze për konfliktin italo-grek, atraksion kulturor dhe historik.-

Auron Tare, kryetar i këshillit shkencor në UNESCO shkruan se një muze për konfliktin italo-grek do të ishte një atraksion kulturor dhe historik. Një grup studiuesish dhe profesorësh amerikanë të shoqëruar nga Auron Tare vizituan Grykën e Këlcyrës. Kjo vizitë shërbeu jo vetëm për t’u njohur me historinë, por dhe më gjerë. “Krijimi i një muzeumi në natyrë dedikuar konfliktit italo-grek të 1940 – ‘41 do ishte një atraksion i madh kulturor historik dhe turistik në zonën Tepelenë -Përmet. Grupi i parë amerikan sot në Grykën e Këlcyrës për t’u njohur jo vetëm me historinë e kësaj beteje historike, por edhe me konceptin e krijimit të këtij muzeu”, shkruan Tare në Facebook, ndërsa ka publikuar dhe foto të studiuesve dhe profesorëve amerikanë në Grykën e Këlcyrës.