25 Dhjetor 2025

Në ditë me reshje intensive, dalin në pah problematikat serioze që ka vendi kryesisht në mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve në zonat rurale. Dhe këto probleme i nxjerrin në pah lumenjtë që sjellin tonelata me mbetje kryesisht plastike. Një situatë e tillë mbizotëron edhe përgjatë brigjeve të lumit Drino në Gjirokastër që është edhe furnizuesi kryesor i lumit të vetëm të egër në Evropë, Vjosës.

Lumi Drino një nga degët kryesore të lumit të vetëm të virgjër në Evropë Vjosës, përveç e furnizon me ujë duket se në ditët me reshje e furnizon edhe me mbeturina nga më të ndryshmet. Një pjesë e këtyre mbetjeve duken gjatë ne të dyja anët e shtratit të Drinos teksa përshkon Gjirokastrën.

Ndërsa një sasi akoma më e madhe mbetjesh kanë përfunduar në Vjosë dhe më tej në det. Për specialistin e mjedisit, situata mbetet e rëndë dhe e shkaktuar kryesisht nga dora njerëzore.

Për të vënë sadopak në kontroll këtë situatë, specialisti apelon për më shumë monitorim dhe uljen e përdorimit të mbetjeve plastike.

Një situatë e tillë problematike është thuajse me të gjithë lumenjtë e vendit, dhe ku shkaku kryesor mbetet mungesa e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve në zonat rurale./ A2