Spartak Ngjela bën deklaratën ‘bombë’ Ka ministra që kanë paguar 600 mijë deri në 1 mln euro në muaj për…

9 SHKURT 2021

Avokati Spartak Ngjela bëri sonte një deklaratë të fortë ku tha se në vendin tonë ka ministra që i kanë paguar atij që i ka emëruar në post nga 600 mijë deri në një milion euro në muaj.

I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, avokat Ngjela u shpreh i bindur se ajo që deklaroi për ministrat është me fakte dhe se shqiptarët kanë për t’i dëgjuar.

Mes të tjerave avokati tha se në ministri ka kompani që janë klientele e qeverisë.

“Këtu keni ministra që kanë  keni ministra që i kanë paguar atij që i ka emëruar edhe 600 mijë deri në një milion euro në muaj, janë fakte keni për t’i dëgjuar. Edhe një milion euro në muaj. Sepse në ministrinë e tij kanë drejtuar kompanitë  klientelë e qeverisë. Kjo është gjendja sot në Shqipëri. Ky është kapitalizmi i kontrolluar për ta mjelë lopën. Cilën lopë? Tregun shqiptar. Kjo ka asfiksuar konkurrencën ne treg” deklaroi Ngjela.

Gazeta Sot