“Duhet të shkojë në burg”, Spartak Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Ky është autori kryesor i manipulimit të dy palë zgjedhjeve në Shqipëri! Yuri Kim pritet të ‘fundosë’…

9 SHKURT 2021

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj kreut të KQZ, Ilirian Celibashi. Ngjela e cilëson Celibashin autor kryesor të manipulimit të dy palë zgjedhjeve në Shqipëri. “Ky Çelua, befas, iu kundërvu politikës amerikane sot, por gjithë frikë, për të inkriminuarit që nuk duhet të kandidojnë. “Kushtetuta, kushtetuta” thosh në panik manipuluesi klasik i dy palë zgjedhjeve në Shqipëri. Dhe kuptohej se këtë ia kishte kërkuar Rama”, shton më tej Ngjela. Avokati është shprehur se ka ardhur koha që ambasadorja Yuri Kim t’u paraqesë shqiptarëve faktet që ka si politikë amerikane për korrupsionin e lartë shtetëror.

Postimi i Ngjelës

E shikoni ku është Shqipëria sot?

Një farë Ilirian Celibashi, autori kryesor i manipulimit të dy palë zgjedhjeve në Shqipëri, në vend që të shkonte në burg, u zgjodh sërish Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Turp historik!

Ky Çelua, befas, iu kundërvu politikës amerikane sot, por gjithë frikë, për të inkriminuarit që nuk duhet të kandidojnë. “Kushtetuta, kushtetuta” thosh në panik manipuluesi klasik i dy palë zgjedhjeve në Shqipëri. Dhe kuptohej se këtë ia kishte kërkuar Rama.

Janë naivë. Si vetë Rama. Pse Edi Rama dhe një farë Celibashi do të mundin politikën amerikane në një interes të rëndësishëm të saj në Ballkanin Perëndimor?!!

Ende nuk po kuptoni dot gjë

o mjeranë.

Është mirë të tërhiqeni sa nuk është vonë për ju.

Ju, do ta mundni në favor të Rusisë politikën amerikane në Shqipëri, në një vend ku Amerika është prezente kudo?

Po ambasadorja Yuri Kim, a do t’ua paraqesë shqiptarëve faktet që ka si politikë amerikane për korrupsionin e lartë shtetëror? Koha ka ardhur.

Me dy tre emisione të Zërit të Amerikës, e flaku politika amerikane antiamrikanizmin Berisha në vitin 1997?

Gazeta Dita