SPAK-u pergatitet për arrestime nga radhët VIP, tre ish-ministra gati për qeli

Në radhët e tre partive kryesore kanë filluar të dridhurat, pasi mundet edhe për “barazi”, SPAK-u do arrestojë nga një ish-ministër për sejcilen forcë politike, si fillim. Me pas do ngjiten edhe me lart!

04/06/2021

Nga Herion Mesi

Më në fund mësohet se SPAK-u filloi mprehjen e “thikave” për politikanët VIP, të cilët kanë qenë të paprekshëm deri tani. Një dosje e bujshme pritet të firmoset këto ditë për një politikan të lartë. Por edhe tre ish-ministra po përgatiten për sirenat e furgonit të arrestimeve.

Prokurorët e SPAK po zhvillojnë hetime të ethshme ndaj tyre, por edhe disa emrave nga politika e lartë dhe zyrtarë qeveritarë që kanë firmosur për vjedhjen e fondeve publike.

Ambasadorja amerikane Kim si dhe ambasadorë të tjerë në Tiranë kanë bërë thirrje të herëpashershme që reforma në drejtësi duhet të prodhojë besim e drejtësi.

Por deri tani te VIP-at nuk ka arritur asnjë prokuror.

Shqipëria shquhet për korrupsion golapant dhe mbetet në shenjëstren e BE dhe SHBA. Dje Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Përmes një memorandumi Presidenti Biden thotë se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”.

Me përfshirjen e luftës anti-korrupsion në përparësitë e saj, administrata Biden angazhohet të ndërmarrë hapa të rinj për të vënë para përgjegjësisë individët e korruptuar, organizatat kriminale transnacionale dhe aktorë të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Pra sinjali për veprim u dha dje nga shteti më i fuqishëm në botë, SHBA, që mbetet aleati ynë më i madh dhe më i sigurtë. Ata inicuan luftë botërore ndaj këtij fenomeni që gërryen një shoqeri demokratike, aq me tepër një shoqeri si kjo e Shqipërisë me probleme në funksionimin e demokracisë.

Dokumenti që botoi VOA thotë se “se kjo gjithashtu nënkupton rritjen e mbështetjes për forcimin e aftësive të shoqërisë civile, medias, organeve shtetërore dhe lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

“Korrupsioni”, thuhet në dokument, “shkatërron demokracinë nga brenda dhe gjithnjë e më shumë përdoret si instrument nga shtetet autoritare për të minuar institucionet demokratike”.

Administrata amerikane angazhohet “të godasë parajsat fiskale dhe financimet e paligjshme, që kontribuojnë në pabarazinë e të ardhurave, financimin e terrorizmit dhe rrisin ndikimin e huaj keqdashës”, thuhet në memorandum amerikan.

Ndaj SPAK ka fushë të gjerë veprimi ndaj personave zyrtarë shtetrorë që ndër vite, dhe tani, kanë shkelur ligjet duke prekur fondet publike, pra taksat e qytetarëve shqiptarë.

Po kështu presidenti amerikan theksoi në veçanti se duhen goditur parajsat fiskale të politikanëve dhe njerëzve me influencë vendimmarrëse në një shtet, natyrisht si në Shqipëri, ku oligarkët bëjnë ligjin.

SPAK po bëhet gati për arrestimet e para VIP. Kjo verë do jetë shumë e nxehtë, sidomos vjeshta tregojnë burime nga “rruga e Elbasanit”.

Shqiptarët presin drejtësi dhe drejtësia vendoset duke fillura nga kokat e mëdha politike dhe vendimmarrëse të fondeve publike.

Në radhët e tre partive kryesore kanë filluar të dridhurat, pasi mundet edhe për “barazi”, SPAK-u do arrestojë nga një ish-ministër për sejcilen forcë politike, si fillim.

Me pas do ngjiten edhe me lart!

Duke iu rikthyer dokumentit amerikan, kjo krijon garanci dhe besim te SPAK.

Gary Kalman, Drejtor i Zyrës së Shteteve të Bashkuara për Organizatën Transparency International, thotë për Zëri Amerikës se me memorandumin që e konsideron luftën kundër korrupsionit një përparësi themelore, administrata e Presidentit Biden, po dërgon një mesazh të fortë.

“Shohim një interes real për t’u angazhuar dhe programi anti-korrupsion duket të jetë një përparësi për ta, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Charles Kupchan, studiues në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, është dakord.

“Mendoj se është një mesazh paralajmërues për shumë individë që përdorin praktika korruptive në gjithë botën, qofshin në qeveri ose jashtë tyre”, thotë zoti Kupchan për Zërin e Amerikës.

Në dokument thuhet se “administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur qeverisje të mirë, transparencë në sistemet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe globale, si dhe për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit”.

Nëse SPAK punon seriozisht do të gjejë thesare në parajsat fiskale për VIP politikanë, biznesmenë dhe njerëz të medias që na bëjnë leksion për “shtet ligjor” kurse për vehte bëjnë namin.

Ndërkohë Ambasadorja amerikane Kim mbetet një suport i rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.

Gazeta Koha e Jone