Sot protestë kombëtare. Blindohet kryeministria

12 MARS 2022

Duket se institucioni i kryeministrisë ashtu sikurse çdo herë që ka protesta po vishet me pjesë metalike te dyert dhe dritaret.

Ditën e sotme, 12 Mars është lajmëruar në rrjetet sociale një protestë tjetër në Tiranë në orën 11:00 para Kryeministrisë.

Për këtë shmangur ndonjë incident, janë marrë masat paraprake për mos thyerjen e xhamave.

Qytetarët janë duke protestuar në ditën e tretë tashmë kundër rritjes së madhe të çmimit të naftës ditët e fundit.

Ata shprehen se do të vazhdojnë deri në plotësim të kërkesave të tyre, ndërsa në shumë qytete të vendit janë zhvilluar protesta këto ditë. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar, duke i cilësuar këto protesta si të nxituara politikisht nga Berisha dhe Meta.