17 Shkurt 2023

“…Unë kam frikë që nëse ata që janë në Amerikë kanë një marrëdhënie kaq të ngushtë me Shqipërinë kanë mbyllur një sy për problemet e tjera. Kur ata kanë mbyllur një sy ka pasur një element që ka guxuar të korruptojë edhe FBI”.

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Mark Crawford ka komentuar skandalin McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjen e drejtësisë amerikane në lidhje me këtë çështjen.

Ai u shpreh në një intervistë në studion e Panorama TV se ka punuar bashkë me kongresin për të ndihmuar ata pasi është një ndër amerikanët që e njeh nga afër Shqipërinë.

“Unë besoj se çdo komb kur shkojnë në një komb tjetër dhe thonë e ke pak shtëpinë rrëmujë. Unë si amerikan duhet të mbështes procesin. Duhet të bëjmë investigimin nëse vërtetë një anëtar i FBI ka ardhur këtu dhe ka punuar kundër ambasadorit amerikan mund të ketë lidhje edhe me politikën e jashtme në një mënyrë jo të duhur. Kur jam duke folur për Shqipërinë për momentin jam në dijeni që Amerika duhet të veprojë përpara. Unë jam duke punuar bashkë me kongresin për të ndihmuar ata, pasi nuk ka shumë amerikanë që kanë qenë në Shqipëri. Kam parë disa kompani që mund të kishin tentuar të përfshihen në çështjen McGonigal. Unë besoj që ky proces do kohë”, deklaroi ai.

Crawford deklaroi se takimet e McGonigal nuk janë normale në aspektin ligjor por shtoi me batutë se janë normale duke e krahasuar me gjërat që tjera që ai ka parë në Ballkan.

“Kjo situatë nuk është normale, por është diçka normale për Ballkanin. Unë gjithmonë kam parë gjëra të çuditshme këtu. Marrëdhënia në këtë rast nuk është normale. Kur Amerika bën një gabim thërret në telefon Shqipërinë për të ndihmuar. Kur kishim të burgosurit i kemi sjellë këtu, kur kemi pasur armët kimike i kemi sjellë këtu, afganët i kemi sjellë këtu. Unë kam frikë që nëse ata që janë në Amerikë kanë një marrëdhënie kaq të ngushtë me Shqipërinë kanë mbyllur një sy për problemet e tjera. Kur ata kanë mbyllur një sy ka pasur një element që ka guxuar të korruptojë edhe FBI. Nëse është kështu fajin e ka Amerika. Unë e shikoj shtëpinë tonë që nuk është në rregull.

Këto ishin diçka që ishin përmendur në dosjen amerikane. Çdo gjë është përmendur në gjykatë është publike. Ka një grup pune për të investiguar gabimet brenda qeverisë. Besoj që edhe kjo është çështje mund të jetë pjesë e kësaj”, u shpreh ai.