2 Mars 2023

Aleksandër Biberaj ka folur për debatin e sotëm në Kuvend për skandalin McGonigal.

Ai u shpreh në një intervistë në Panorama TV, duke theksuar se Rama nuk e përballon dot debatin. Biberaj theksoi se çdo deklaratë që bën Rama sa i takon kësaj çështje, merret si provë nga drejtësia amerikane.

“Nuk e kam ndjekur sepse nuk e Meriton të harxhoj kohën time më përrallat e tij. Ka dhe një problem të madh. Sepse sipas ligjit amerikan çdo deklaratë e tij nesër mund të merret si dëshmi.

Ai është i frikësuar. Ka probleme të rënda psiqike. Nuk e përballon debatin. Rrotull vetes ka nivele tepër të ulëta në qeveri. Ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 e kanë sjellë Shqipërinë në këtë pikë. Opozita është e përçarë dhe ka probleme unifikimi dhe bashkimi. Shqipëria ka arritur një nivel poshtë nivelit qeverisës së Enver Hoxhës. Është situatë tragji-komike”, deklaroi ai.

Ai shtoi se ajo që ka bërë Edi Rama nuk mund të tolerohet për asnjë drejtues politik.

“Nuk e dimë çfarë bën dhe ku shkon. Vetëm në parlament nuk do të jetë. Nuk ka burrë të pranojë atë që ka bërë. Ajo që ka bërë Edi Rama nuk mund të bëhet nga asnjë drejtues politik që i thotë vetes lider. Po të shikosh modelin e Edi Ramës që nga dita e parë që erdhi në PD, është se nuk përballon asnjë lloj debati politik. Thotë kanë firmosur fët e fët. Ka nxjerrë 17-18 VKM për 24 orë”, u shpreh Biberaj.

Gazeta Panorama