SKANDAL/ Rama me paranoja: – Dy qytetarë mbahen në komisariatin e Lezhës derisa mbaron kryeministri takimin

7 Prill 2026
Dy qytetarë janë shoqëruar nga policia dhe janë mbajtur për rreth katër orë në komisariatin e Lezhës gjatë kohës që kryeministri Edi Rama zhvillonte një vizitë në këtë qytet.
Njëri prej tyre rezulton mbështetës i Partisë Demokratike, ndërsa tjetri një protestues për çështje pronash nga Rrjolli i Velipojës. Sipas denoncimit të bërë nga Festim Meta, njëri prej të shoqëruarve, ai ka deklaruar se në momentin e ndalimit ishte duke u kthyer në shtëpi dhe se nuk i është dhënë asnjë arsye nga policia për shoqërimin.
Nga ana tjetër, burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se ndalimi është kryer mbi bazën e informacioneve paraprake, sipas të cilave dy personat mund të krijonin incidente gjatë vizitës së kryeministrit. Për këtë arsye, sipas tyre, është ndërhyrë në mënyrë parandaluese deri në përfundimin e aktivitetit dhe largimin e kryeministrit nga qyteti.
