Si i përgjigjet Papa pyetjeve mbi seksin, dashurinë dhe pornon

7 korrik 2021

“Seksualiteti është një dhuratë që Zoti na jep: ka dy qëllime: të duash tjetrin dhe të krijosh jetë. Dashuria e vërtetë është pasion”.

Papa Françesku e ka  thënë këtë duke iu përgjigjur pyetjeve të një grupi të rinjsh nga dioqeza franceze e Grenoble-Vienne.

“Dashuria midis një burri dhe një gruaje, kur është pasion, ju çon për të dhuruar një jetë përgjithmonë dhe për ta dhënë atë me trupin dhe shpirtin tuaj”, shton Papa.

“Perëndia krijoi burrin dhe gruan, Bibla thotë se të dy janë imazhi dhe ngjashmëria e Perëndisë. Të dy, jo vetëm Adami ose vetëm Eva, por të dy”. Jezusi shkon më tej dhe thotë: “Një jetë e re (fëmija) është arsyeja pse burri dhe gruaja do të lënë prindërit dhe do të bashkohen; do të jenë një person, një identitet, një besim dhe një mish: kjo është madhështia e seksualitetit “, shpjegon Françesku.

Sipas Papës, “është e vërtetë se dobësitë tona, rëniet tona shpirtërore na çojnë në përdorimin e seksualitetit jashtë kësaj rruge shumë të bukur, të pasionit dhe dashurisë, por ato në fund bien, janë bosh”.

“Industria e pornografisë, për shembull, është një degjenerim i nivelit ku Zoti e ka vendosur seksualitetin” – thotë Papa.

Gazeta dita