Shtohen frikshëm rastet e të infektuarve në Shkodër, reagon menjëherë Voltana Ademi dhe bën kërkesë urgjente ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

5 Prill 2020

Kryetarja në detyrë Voltana Ademi në një lidhje për “ABC Neës” u shpreh se rastet e të prekurve më COVID-19 në Shodër po rritet me ritme të shpejta, ndërsa theksoi se duhet të bëhen sa më shumë testime.

“Sot janë 4 raste të reja, 3 raste janë të një familje në Dobraç, ndërsa një rast në lagjen Kiras. Pritet të ketë një informacion më të thelluar. Në Shkodër ka nevojë të ketë më shumë informacion për familjet e infektuara, pasi informacioni është i fshehur.

Rastet e të prekurve e marrim nëpërmjet gazetarëve dhe njohjeve tona. Kam dy raste që dje dy familje të cilat ishin në listën e njerëzve të infektuarve kërkonte ndihma ushqimore.

Dje Ministrisë nuk i doli koha të jepte lajmin se kishte dy të infektuar, pasi në mbrëmje ndërroi jetë.  Persona me temperaturë nuk janë këshilluar të bëjnë testimin, por i është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Është e domosdoshme të menaxhohet situata, për të caktuar zonat ku ka problematikë sepse rezulton që vatrat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Është e domosdoshme të bëhet gjurmimi i vatrave, tu tregohet shkodranëve se kush janë zonat. Rreth 120 është numri i testimeve dhe është shumë i ulët për nivelin e infektimit që vetëm po rriten”, u shpreh Ademi.

Gjithashtu Ademi theksoi se në qark në bazë të ligjit janë prefeketet që kanë komisionin e emergjencës.

“Janë shqetësime të cilat i kam paraqitur.  Duhet të shtohet sa më shpejt numri i testeve”, deklaroi Ademi.

Gazeta Sot