andi bushati

“Shqipëria si Italia në kohën e Duçes”, Bushati: Gafa historike që bën Rama, opozita zhduket vetëm kur…

 2 prill 2019

Analisti Andi Bushati ka komentuar krahasimin që kryeministri Rama i bën Shqipërisë me Italinë në kohën e Duçes, duke e cilësuar si gafë historike të kryeministrit.

I  ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Bushati tha risku që opozita të zhduket është i madh, ndërsa theksoi akti i tyre për djegien e mandateve, sipas analistit, ishte një akt ekstrem për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët e gjendja nuk është aq rozë sa paraqitet.

Vetë kryeministri Rama ka marrë shembull rastin e Italisë, e ka thënë edhe në shtypin italian, kështu i ndodhi edhe opozitës italiane (u zhduk) tha dhe shtoi: A kujdes unë nuk jam Duçja. Nuk e di nëse është lapsus i pandërgjegjshëm apo e ka thënë me vetëdije, por thelbi ku duhet të reflektojmë është se askush nuk fajëson vendosjen e fashizmit për faj të opozitës italiane dhe kjo është gafa historike që bën Rama.

Por fakti është ky, vendosja e regjimit atje nuk erdhi si faj i gabimeve të opozitës dhe evokimi i kësaj qoftë dhe për shaka për mua është i pavend, është i rrezikshëm. Risku që opozita të zhduket është i madh. Opozita ka ndërmarrë një akt ekstrem për të ndërgjegjësuar ata shqiptarë, për të ndërgjegjësuar ndërkombëtarët e gjendja nuk është aq rozë sa e paraqisni juve. Rreziku i një disfate të opozitës tani është shumë më i madh, por akti i tyre për djegien e mandateve ishte i domosdoshëm, s’kishte rrugë tjetër më mirë se një opozitë fasadë. Opozita zhduket vetëm kur instalohet regjimi”,- tha Bushati.

Më tej, Bushati Bushati u ndal tek zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku tregoi edhe arsyen pse opozita nuk duhet të marrë pjesë.

andi bushati

Nëse qëllimi final i opozitës është të shembë themelet e sistemit nuk mund të shembë vetëm një nga themelet e godinës, pra la parlamentin nuk duhet as të marrë pjesë në zgjedhje”,- shtoi ai.

Gazeta Panorama.