“Shqipëria në valën e dytë të pandemisë”, Euronews tregon dhe një arsye pse shifrat e infektimeve janë kaq të larta

1 tetor 2020

Shtetet në të gjithë Evropën po shohin një rishpërthim të rasteve të infeksioneve me COVID-19 pasi e ngadalësuan me sukses valën e parë në Euronews përfshin dhe vendin tonë në mesin e atyre vende që po përballen tani me valën e dytë të pandemisë.

“Vende si Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut – po shohin shifra më të mëdha në gusht sesa ato që raportuan më parë këtë vit”.

Ndërsa për shtetet si Franca, Britania e Madhe, Polonia, Hollanda dhe Spanja Euronews shkruan se po përballen me valën e dytë të frikësuar dhe kanë filluar të marrin masa për ta frenuar atë.

Franca, për shembull, deklaroi 16,096 raste të reja të Enjten dhe Hollanda 3,001 të Martën – shifrat më të larta që kanë regjistruar deri tani.

Por Euronews shkruan se këto shifra të larta të infektimeve vijnë edhe nga rritja e testimit, pasi “shumë vende nuk kishin aftësinë për të kryer teste në një masë kaq të madhe në fillim të vitit”.

Gazeta Panorama