Shqipëria në protestë për rritjen e çmimit të naftës, qytetarët nisin me bllokimet e rrugëve

Nga OraNews

10 Mars 2022

Ndërsa në Tiranë është lajmëruar një protestë për rritjen e çmimit të naftës dhe çmimeve të produkteve bazike, edhe në qytet të tjera të vendit po zhvillohen protesta.

Kështu, është duke u zhvilluar protestë edhe në Lushnjë në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut.

Protesta per rritjen e Cmimeve Lushnje

Mësohet se protesta është organizuar nga banorët përmes rrjeteve sociale.

Deri më tani janë të pranishëm disa dhjetëra pjesëmarrës, ndërsa ka prani të madhe edhe të policisë.

Çepani: Shqipëria sot e ka çmimin e naftës sa Gjermania, por rrogat 10 herë më të ulta

Përcaktuesit e çmimit të naftës, edhe detyrat e qeverisë!

Po ashtu, ka nisur një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në edhe Mirditë.

Protesta per rritjen e Cmimeve Mirdite

Protestuesit kanë vendosur makinat në rrugë dhe bllokojnë Rrugën e Kombit pranë Rrëshenit.

Protesta per rritjen e Cmimeve Mirdite

Nga ana tjetër policia po kërkon largimin e protestuesve dhe rrugës.

Ashtu sikurse edhe dje, edhe sot Durrësi është hedhur në protestë për rritjen e çmimit të naftës ditët e fundit në vend.