Shpërthen një tjetër skandal në vend tek ‘covid 2’. –  Arrestohet oksigjenisti i spitalit, ministria e Shëndetësisë zbardh fakte të forta, çfarë bënte me 30 bombolat e oksigjenit, ku i çonte?

14 JANAR 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një oksigjenist i spitalit të Kavajës është arrestuar pasi kishte shpërndarë 30 bombola pa autorizim të institucionit mjekësor.

Sipas Policisë, M.Sh, i kishte marrë këto bombola oksigjeni dhe ua kishte shpërndarë qytetarëve nëpër banesa.

Tashmë ai akuzohet për “shpërdorim detyre’’ teksa menjëherë autoritetet kanë organizuar punën për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni, arrestohet në flagrancë 26- vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30 bombolat e oksigjeni që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”.

Gazeta Sot